Sean Dyche është shkarkuar nga Everton vetëm disa orë përpara ndeshjes së raundit të tretë të FA Cup me Peterborough. Trajneri i skuadrës U-18, Leighton Baines dhe kapiteni i klubit Seamus Coleman do të marrin përgjegjësinë për përballjen e së enjtes mbrëma.

Tekniku anglez ishte një fans i madh i Armando Brojës, duke e aktivizuar atë shpesh pas ardhjes nga dëmtimi, i cili insistoi shumë ta afronte në skuadër në verë.

Tashmë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të drejtohet nga Jose Mourinjo, i cili është një nga kandidaturat për t’i zënë vendin Dyche, teksa një tjetër emër që përflitet është ai i David Moyes.