Astrologia Krisanthi Kalogeri ka bërë parashikimin e javës për çdo shenjë të horoskopit:
Dashi
Fillimi i javës fillon shumë mirë dhe keni mbështetje në realizimin e planeve të punës. Kemi një burim financiar që do të vijë nga puna. Është momenti që këtë javë të përqendroheni në sferën financiare, të jeni të kujdesshëm në lëvizjet që juve doni të bëni. Keni shanse të mira në tre ditët e para të javës, por kujdes se çfarë do të firmosni, lexoni edhe gërmat e vogla dhe nga data 8 fillon një periudhë shumë e mirë për ju për marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Kujdes në iniciativat financiare që do të merrni.
Demi
Fillimi i javës ju premton një sukses në jetën tuaj personale, lidhur me të dashurin. Paralelisht mund të keni edhe një dhuratë ose një ndihmë me planet që ju keni në lidhje me të ardhmen. Por tema kryesore e javës janë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Nëse ndjeni që diku vështirësoheni kërkoni këshillat e një miku më të mençur se ju ose këshillën e një njeriu që është kompetent për problemet tuaja. Në qoftë se nuk jeni të bindur për marrëdhënien tuaj mos i arrini gjërat në limit, apo ekstrem sepse do të detyroheni të bëni një fillim të ri nga java që vjen.
Binjakët
Keni mundësi në fillim të javës të gjeni mbështetje për të zgjidhur një problem familjar që ju preokupon. Ky problem mund të ketë të bëjë jo vetëm me familjen, por dhe me shtëpinë, ambientin ku ju veproni, punoni ose jetoni. Paralelisht keni mundësinë të gjeni mbështetjen dhe ndihmën e një njeriu që do të jetë më lart se ju. Ndërkohë java kërkon të jeni të fokusuar në punën dhe jetën tuaj të përditshme, të evitoni ankthin, të evitoni lëvizjet e gabuara dhe ekspozimin ndaj aksidenteve të vogla. Paralelisht do të keni mundësi të gjeni një punë ju që jeni në kërkim të saj. Kujdes me komunikimin rreth datës 10 të muajit, përqendrohuni më tepër në fushën e marrëdhënieve të bashkëpunimeve.
Gaforrja
Fillimi i javës është shumë i mirë për ju, i mirë për të bërë një bashkëpunim, për të krijuar një marrëdhënie, për të bërë një takim. Ku mund të keni një njohje që kjo do të funksionojë si një mbështetje në planet që keni ju për të ardhmen. Për një dëshirë për një ëndërr tuaj, jeni një periudhë që jeni të fokusuar tek dëshirat, tek erotizmi, fëmijët, njerëzit tuaj të dashur. Jeni në një periudhë që po të doni mund të keni një fëmijë. Kujdes sepse aty ku mund të jeni me të afërmit tuaj mund të humbisni kontrollin dhe të krijoni konflikte me një mikun tuaj apo të dashurin. Në planet tuaja që ju keni për realizimin e një vepre mund të përballeni me disa ndryshime dhe mospranime që do ju detyrojnë të ndryshoni disa plane.
Luani
Do të krijohet mundësia të keni një të ardhur nga puna këtë javë dhe njëkohësisht një mbështetje për një çështje që ju keni në shtëpi. Doni të bëni rregullime në shtëpi dhe doni të gjeni një sasi parash apo doni të zgjidhni një problem familjar, do keni një person për ndihmë psikologjie dhe ekonomike. Jeni në një fazë që doni të merrni kredi, lexoni edhe gërmat më të vogla të kredisë tuaj. Përqendrohuni në nevojat tuaja të brendshme dhe anën tuaj psikologjike pasi mund të keni një luftë dhe ulje ngritje. Njëkohësisht trajtoni me qetësi problemet familjare që mund të lindin me një nga prindërit apo një nga personat nga familja. Ndryshimet që mund të keni në punë mund të sjellin ndryshime edhe në përgjithësi në jetën tuaj të përditshme.
Virgjëresha
Do të takoni një njeri që do të ketë ndikim në jetën tuaj personale dhe emocionale, por do të jetë një mbështetje e fuqishme për përparimin tuaj. Mund të keni një takim me një njeri për të realizuar një bashkëpunim, në të dyja rastet duhet të jeni pak të përmbajtur në premtimet që do t’ju bëjnë të tjerët. Kryesorja për juve është të mos merrni veprime të nxituara të premten, shtunën dhe dielën. Veproni me takt në marrëdhënie me njerëzit që ju rrethojnë dhe jeni të kujdesshëm në fjalët që përdorni, të mos krijohen kontradikta. Nëse do të bëni një udhëtim të jeni të kujdesshëm në kontrollin e makinës të mos ecni me shpejtësi dhe të evitoni konfliktet në rrugë.
Peshorja
Fillimi javës për Peshoren premton një çlirim nga një ankth dhe nga një problem familjar. Kështu që mund të gjejnë një ndihmë ose një mbështetje. Paralelisht, mund të ketë dhe një burim financiar nga puna, por kjo mund të funksionojë dhe të jenë pak të hutuar në punë ose të jenë të hutuar gjatë rrugës, të bëjnë një gabim dhe të marrin një gjobë. Prandaj sa më të kujdesshëm. Kryesorja është të përqëndroheni në sferën financiare. Të rregulloni problemet që mund të keni lënë pezull dhe nëse keni çështje financiare që do t’ju kërkojnë të tjerët, detyrime ndaj të tjerëve që ju akoma nuk i keni rregulluar, erdhi moment që ata t’i kërkojnë dhe ju duhet t’i vendosni në një vijë këto detyrime. Nga data 8 fillon një periudhë shumë e mirë për ju, deri në datën 4 Dhjetor dhe gjatë kësaj periudhe do merreni edhe me bukurinë tuaj, e cila është diçka që ju intereson. Mund të keni arritje sepse do të jeni më të pranueshëm nga të tjerët, permes simpatisë që do ushqejnë të tjerët për ju, mund të arrini dhe ju qëllimet tuaja.
Akrepi
Fillimi i javës është shumë i mirë për ju, kështu që mund të keni kontakte, biseda, lëvizje të cilat do të favorizojnë realizimin e qëllimeve tuaja, që kryesisht mund të jenë financiare. Jeni në një pikë shumë kyçe të jetës tuaj, sidomos ju të lindurit në 10-ditshin e tretë të shenjës në këtë periudhë, prandaj kujdes në pjesën e dytë të javës. Evitoni çdo konflikt, çdo situatë tensionuese dhe mund ta bëni veprimtari, por dhe veprimtarinë duhet të jeni shumë të kujdsshëm. Mos u merrni dhe mos u preokupim me gjëra që nuk i njihni mirë. Mund të keni një punë që të merreni me vegla, nëse nuk e njihni mirë përdorimin e saj, mos e bëni këtë. Nëse doni të bëni një udhëtim, mos pini dhe mos e ngisni makinën me shumë shpejtësi dhe njëkohësisht mbroni marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, mos i çoni gjërat në limit.
Shigjetar
Preokupim juaj kryesor i kësaj periudhe duhet të jetë çlodhja juaj; duhet të jetë shëndeti juaj; duhet të jetë preokupimi për të ardhmen tënde. Nëse nuk ndiheni mirë, e kemi thënë që duhet të gjeni një shoqëri që të dilni dhe kjo shoqëri t’ju japë buzëqeshje dhe gëzim në përditshmërinë tuaj. Fillimi i javës premton një sukses dhe një mirënjohje në jetën tuaj profesionale, në karrierën tuaj dhe në jetën sociale. Se nuk e kanë të gjithë preokupim vetëm profesionin. Çlodhuni dhe përqendrohuni që të mbushni bateritë dhe të kaloni një fudjavë sa më relaksuese.
Bricjapi
Një javë shumë e mirë për ju. Një javë shumë e mirë në fillim të saj, por edhe në përgjithësi. Hëna e re që ndodh në fillim të javës që vjen, ka aspekte të mira, mjaft që ju mos të humbisni kontrollin. Në fillim të javës, jeni ju që bëni lëvizjet dhe që do ndryshoni disa gjëra që do të favorizojnë planet tuaja për të ardhmen, por edhe qëllimet dhe projektet tuaja, sidomos kur këto kanë të bëjnë me një kolektiv. Keni një punë kolektive që kërkon angazhimin e shumë vetave. Pikërisht në realizimin e një vepre tuajën ose që mund të kalojë nga një punë kolektive, këtu duhet të jeni shumë të kujdeshëm dhe të ruani ekuilibrin e kolektivit dhe të mos jeni të detyruar të ndryshoni planet dhe si rezultat dhe qëllimet ose projektet tuaja. Nga data 8 është një periudhë shumë e mirë për karrierën tuaj, për punën, por edhe për jetën sociale, ku keni mundësi të lini mbresa dhe të përfitoni në këtë drejtim.
Ujori
Një javë e rëndësishme edhe për ju. Keni zhvillime shumë të mira në bazën financiare. Nëse doni të bëni një lëvizje financiare, thjesht të dini të zgjasni këmbët sa keni jorganin. Këto lëvizje që doni të bëni të jenë i çik të programuara. Dhe periudha ju gjen shumë të preokupuar me karrierën tuaj, me konkurrencë dhe me një aktivizim shumë të madh. Kujdes, ruani ekuilibrin mes gjendjes tuaj psikologjike dhe ekspozimit të shumtë; ose nga ana tjetër midis anës familjare dhe punës. Rrethanat familjare mund t’ju detyrojnë të bëni ndryshime në karrierën tuaj. Njëkohësisht, është një periudhë ku mund të bëni edhe zhvendosje. Të ndërroni shtëpi, vend etj.
Peshqit
Kjo javë që në fillim të saj ju gjen në një udhëtim dhe në qoftëse nuk jeni në një udhëtim, mund të realizoni diçka të tillë. Mund të shkoni bashkë me të dashurin ose bashkëshortin tuaj. Fillimi i javës ju jep mundësi të krijoni një bashkëpunim ose të krijoni një marrëdhënie ose një lidhje afektive ose të përmirësoni ato ekzistuese. Në pjesën e dytë të javës të jeni më të përqendruar në planet që keni për të ardhmen. Nuk përjashtohet mundësia që të keni ndryshime në këto plane. Që të keni anulime. Të jeni sa më të kujdesshëm dhe të mos nxitoheni e të mos humbisni gjakftohtësinë nëse gjërat dalin jashtë kornizave në të cilat mund t’i keni programuar ju në fund të javës. Nga data 10 përqendrohuni më tepër në karrierën tuaj, në punën tuaj dhe nuk është nevoja të jeni në kundërshtim me njerëzit që janë më lart se ju.