Mançester Junajtid pësoi ditën e djeshme humbjen më të thellë në shtëpi, teksa u mposht me rezultatin 1-6 nga Totenhem. Djajtë e Kuq ishin të pafuqishëm përballë skuadrës së Murinjos, ndërsa një pjesë të madhe të sfidës e luajtën me 10 vetë gola pas daljes me karton të kuq të Marsial.
Megjithatë, sërish ky nuk është një justifikim për të pësuar gjashtë herë duke bërë disa gabime amatoreske në mbrojtje. Pas sfidës, ka shpërthyer në kritika Patris Evra.
Ish-futbollisti i Junajtid ka qenë i dëshpëruar për gjendjen ku është katandisur ekipi i tij, ndërsa thekson se ia nuk promovon dhunën, por disa persona aty meritojnë shuplakën.
“Këshilla ime për secilin nga tifozët e Mançester Junajtid është të blejnë një playstation dhe të transferojnë te Mançesteri, Xhejdon Sanço apo Mesin dhe të fillojnë të luajnë, sepse kjo është një katastrofë. Beili kishte shansin të luante në vend të Lindelof dhe bëri gabim, tani mos të ankohet më se pse nuk luan. Jam i shkatërruar dhe unë jam një person pozitiv.
E kuptoj tani të gjithë dhimbjen e fansave të Junajtid. E di që në televizion duhet të kemi filtër, por është e turpshme. Prandaj, do të doja të komentoja ndeshja të tjera dhe jo të Junajtid nëse do të vazhdoj të punoj për Sky. Nuk pres asgjë nga ky sezon, tani do të flasim edhe për menaxherin dhe më vjen keq.
A do të jetë ai i radhës që do të shkërkohet? Që prej Ferguson, sa trajnerë janë shkarkuar? Unë nuk promovoj dhunën, por shumë njerëz në këtë klub meritojnë një shuplakë! Këtë do të bëja nëse do të punoja në klub tani”, u shpreh Evra.





