Dalin Exit Poll-et e para për zgjedhjet në Kosovë, dhe në shumicë ato nxjerrin fituese të zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Institutit të Prishtinës për Studime Politike, PIPO, LVV merr 41.8% të votave duke u shpallur dhe parti fituese. 

Në vend të dytë renditet PDK me 16.5%, ndjekur nga LDK me 15.2%, AAK me 7.2%, Nisma me 2.6%. Ndërkaq pakicat marrin 16.7%.

Po sipas këtij instituti, Vetëvendosje merr 52 ulëse në parlament, PDK 20, LDK 19, AAK 9 dhe komunitetet e pakicave 20.