TURQI– Asgjë nga martesa! Edhe pse me të madhe është përfolur se i famshmi Ezel do të martohet me aktoren Ozge Akbulut, të cilën e ka tradhtuar në çdo moment të mundshëm, Kenan Imirzalioglu definitivisht ka ndërprerë lidhjen me modelen e njohur, ndërsa shkak i kësaj ndarjeje është pikërisht e megapopullarizuara Shehrazade, Berguzar Korel. Kur produksioni i njohur ”Ay Yapim” i ofroi rolin kryesor te seriali ”Karaday”, aktori i njohur nuk është menduar aspak për ta pranuar, ndërsa nuk e ka ditur se para kamerave do t’i duhet të bëjë dashuri.
Kur me kalimin e kohës i kanë treguar se i kanë gjetur dhe partneren kryesore për serialin dhe ajo është bashkëshortja e Halit Ergenca, Kenani ka qenë shumë i lumtur, jo vetëm për faktin se Berguzar është një nga aktoret më të njohura në Turqi, por edhe për shkak se pas sharmit të saj ai çmendet. Aktorja e famshme aq shumë e ka joshur aktorin sharmant, saqë të gjithë kanë menduar se aktori do lërë kokën pas saj, derisa ajo do të ndihet në siklet.
”Berguzar është një grua e martuar dhe nuk dihet si do të reagojë në veprimet e Kenanit, disa herë është munduar që gjërat t’i marrë si me shaka për shkak të bashkëshortit të saj Halitit, por Kenani nuk dorëzohet. Gjithmonë i jep komplimente dhe e fton për kafe ose drekë”, theksojnë për mediat turke pjesëtarë të ekipit të xhirimit, duke shtuar se Shehrazadja në shumë raste ka refuzuar insistimet e Kenanit.
”Gjithmonë gjen shkaqe për t’i ikur takimit me të, kur ai e fton për kafe ose darka, i thotë se ka lënë takime me bashkëshortin për të shkuar diku. Me të vërtetë është shumë e sjellshme ndaj tij, nuk dëshiron të shkaktojë tensione, por pikëpyetja është se deri kur do të zgjasë kjo”, tregojnë më tej burime nga ekipi i xhirimit.
Në anën tjetër, kur Ozge ka dëgjuar se i dashuri i saj është çmendurisht i dashuruar me kolegen e tij të martuar, nuk ka mundur të durojë, pasi përmes mediave gjithmonë ka mësuar se i dashuri e tradhton me femra të tjera. Para kësaj ajo ka qenë shumë e sigurt se do të martohet me Kenanin, ndërsa në këtë pikë ka pasur përkrahjen edhe të prindërve të tij, por Kenani një natë ia ka thënë se lidhja e tyre nuk mund të vazhdojë kështu dhe më mirë është të ndahen.
Nga burime afër aktores Berguzar, mediat atje kanë mësuar se ajo nuk dëshiron aventurë me Kenanin. “Ai duhet të jetë i vetëdijshëm se ajo është e martuar dhe s’mund të ketë asnjë shans në këtë drejtim, si duket ai është shumë i dashuruar”, kështu ka treguar për mediat atje një aktor tjetër, ndërsa shton se prindërit e Kenanit janë çmendur kur kanë dëgjuar se djali i tyre ka ndërprerë lidhjen me Ozgen. ”Ata kanë dëshiruar një mbesë, ndërsa Berguzar nuk mund t’ua dhurojë, për këtë shkak kanë dashur të bindin Kenanin që t’i kthehet Ozges dhe t’i kërkojë falje”.