10 shkurt 2015 –  Gjatë verës, "Ezeli" u kap mat nga paparacët teksa ishte me të dashurën e tij, por duket se lidhja e tyre zgjati fare pak pasi bukuroshja në një prononcim të shkurtër para mediave tha se ishte ndarë. Ndonëse ishte një lidhje e shkurtër, aktori iu dedikua të dashurës duke shkuar së bashku edhe për pushime. Por pas kësaj lidhjeje të fuqishme, aktori është parë në shoqërinë e një femre sërish të dëgjuar.

Aktori turk Kenan Imirzalioglu është lidhur me ish-bashkëshorten e futbollistit turk, Arda Turan, i cili luan për Atletiko Madridin. Sinem Kobal nuk ka humbur kohë dhe pas ndarjes me futbollistin është hedhur në krahët e Imirzalioglu. Raportohet se të dy janë fotografuar disa herë së bashku në Stamboll.