Turqi, 28 gusht 2014  –  Aktori i famshëm turk, Kenan İmirzalıoğlu (i njohur për publikun shqiptar në rolin e Ezelit, në serialin e sukseshëm të transmetuar në televizionin Klan) ka lënë pas një tjetër histori dashurie.

Aktori dhe modelja 27-vjeçare nuk janë më bashkë, pavarësisht se u përfol se ata ishin në pritje të një fëmije.

Bukuroshja 27-vjeçare teksa u pyet nga një gazetar, se nëse vazhdonte romanca mes saj dhe Kenanit, ajo u përgjigj thjesht me një “joooo” të madhe dhe u largua pa dhënë sqarime të mëtejshme.

Në muajin korrik çifti u fotografua teksa pushonin në plazhet e bukura të Bodrumit, por që romanca nuk arriti të zgjasë as sa sezoni i verës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/