Jaguar po u afrohet nëntë dekadave inovacion dhe prodhim motorësh me djegie të brendshme dhe e kremton këtë arritje me F-PACE 90th Anniversary Edition.

– Modeli 90th Anniversary Edition bazohet te versioni R-Dynamic, me detaje unike në përkujtim të modelit të fundit F-PACE, ndërsa Jaguar transformohet në një markë automjetesh luksoze plotësisht elektrike duke filluar nga viti 2025

– Modeli F-PACE i vlerësuar me çmime ndërthur eksterierin tërheqës, interierin e punuar me elegancë dhe motorët e avancuar, ku përfshihet edhe Hibridi Elektrik me karikim eficient dhe
një motor supercharged V8

– Ky model vjen në alternativa ngjyrash metalike, xham të errësuar privatësie, pjesë të sipërme kabine panoramike të lëvizshme dhe Kamera vëzhgimi 3D për të lartësuar më tej vlerën e modelit 90th Anniversary Edition

– Versioni hibrid elektrik me karikim ofron deri në 40 milje (64km) (WLTP) distancë plotësisht elektrike dhe karikim të shpejtë nga 0 në 80% në vetëm 30 minuta

– F-PACE SVR 575 Edition, i lançuar në vitin 2023 me një rritje fuqie prej 25 kuajsh, është modeli F-PACE më i fuqishëm ndonjëherë, për performancë të pakomprometuar

– F-PACE ka qenë SUV-ja e parë nga Jaguar dhe është një ndër modelet më të suksesshme të markës, me 328,000 automjete të ndërtuara në fabrikën e prodhimit në Solihull

Gaydon, MB – 16 maj 2024: Jaguar po kremton 90 vite risie dizajni, performance dhe inovacioni ndërsa shkon drejt një të ardhmeje plotësisht elektrike, me një version të ri të veçantë të një ndër modeleve më të suksesshme, SUV-së me performancë luksoze F-PACE.

Duke qenë modeli përfundimtar i F-PACE, 90th Anniversary Edition (i disponueshëm në të gjitha modelet, përveç 400SPORT dhe SVR-së) përfshin detaje elegante, me elemente të R-Dynamic në eksterier dhe një sërë alternativash, që përfshijnë disqet e aliazhit në ngjyrë Diamond turned, xhamin e errësuar për privatësi, pjesën e sipërme panoramike dhe teknologjinë e Kamerave të vëzhgimit 3D.

Në brendësi, ndenjëset sportive të rehatshme me qepje në ngjyrë kontrasti, veshjen ebony dhe detajet prej alumini në interier ofrojnë një ambient luksoz.

Klientët mund të zgjedhin nga specifikat S, SE dhe HSE me një sërë motorësh, duke përfshirë hibridët
me bateri dhe hibridët elektrikë me karikim. Versioni hibrid elektrik me karikim ofron deri në 40 milje
(64km) (WLTP) distancë plotësisht elektrike dhe karikim të shpejtë nga 0 në 80% në vetëm 30 minuta.

Duke qenë ajka e modeleve F-PACE, SVR 575 Edition është kremtimi i motorit me djegie të brendshme me modalitetin V8 supercharged të fuqishëm, që mundëson performancë të jashtëzakonshme dhe, falë Marmitës aktive me valvul të ndryshueshme, me zhurmë që i përshtatet.

SVR-ja F-PACE fokusohet te performanca, që mundësohet falë motorit karakteristik V8 supercharged 5.0 litra të Jaguar. SVR 575 Edition, me rritjen e fuqisë prej 25 kuaj fuqi në 575 kuaj fuqi, e bën këtë model F-PACE më të fuqishëm, duke mundësuar një ndërthurje unike performance dhe përvoje emocionuese. Me forcën rrotulluese të motorit prej 700Nm, ky model mund të shkojë nga 0-60mph në vetëm 3,8 sekonda (0-100km/orë në 4,0 sekonda).

SVR 575 Edition vjen me detaje unike të SVR-së në karroceri dhe me një kofano me performancë të përmirësuar, Paketën e eksterierit Black me grilë dhe hapje kofanoje të zezë, dhe me prapakolp SVR-
je me detaje në ngjyrë të zezë. Modeli SVR 575 Edition përfshin edhe disqe aliazhi 22 inç me lustër

Diamond Turned dhe ngjyrë kontrasti Satin Technical gri. Në brendësi, ndenjëset performancë prej kamoshi dhe lëkure Windsor, me ngrohje dhe ftohje dhe 14 pozicione, mundësojnë rehati fizike, me alternativë ndenjësesh performancë prej lëkure gjysmë aniline. Logoja e SVR-së është vendosur në timon, ndërsa veshja prej alumini është punuar posaçërisht për modelet SVR.

Rawdon Glover, Drejtor Menaxhues, Jaguar, u shpreh: “F-PACE u ka mundësuar klientëve të rinj të markës një gamë modelesh, që nga Hibridi elektrik eficient me karikim e deri te SVR-ja F-PACE me performancë të lartë. Me cilësinë dhe dizajnin e tij të pashoq, ky model ka bërë të lumtur klientët tanë në mbarë botën.
Ndërsa përgatitemi për të ardhmen tonë plotësisht elektrike, 90th Anniversary Edition është një dedikim
i përshtatshëm i nëntë dekadave risi në dizajn, performancë dhe inovacion”.

Të dyja modelet, si F-PACE 90th Anniversary Edition dhe SVR 575 Edition do të jenë të disponueshme
për porositje duke filluar nga data 16 maj 2024 në faqen www.jaguar.com 90 vite inovacion nga Jaguar
F-PACE 90th Anniversary Edition ka një historik prej nëntë dekadash (1935 deri në 2025) kryesimi në fushën e automobilistikës. Ai ka një vend të rëndësishëm në trashëgiminë e Jaguar si SUV-ja e parë,
në gamën e jashtëzakonshme të modeleve dhe inovacioneve.

Shpirti pionier i Jaguar daton që prej viteve 1930, dhe u theksua në vitet 1940 falë zhvillimit të modelit XK, që vazhdoi të prodhohej edhe për 40 vite më pas dhe u shndërrua në motorin kryesor të garave
me makina.

Automjeti sportiv i parë nga Jaguar ishte një model me dy ndenjëse dhe me një nivel rafinimi dhe rehatie të pakrahasueshëm. 240 automjetet e para u krijuan me një karroceri alumini të punuar me dorë dhe përfshinin motorin e ri XK të kompanisë prej 160 kuajsh fuqi, 3,4 litra, me dy boshte dhe gjashtë cilindra. Shpejtësia maksimale e XK120 prej 120mph e bëri atë automjetin më të shpejtë në botë. Për ta demonstruar këtë aspekt, Jaguar e testoi automjetin në një autostradë të mbyllur në Jabbeke, Belgjikë, ku arriti një shpejtësi prej 126mph. Fitoret në garat Alpine në vitet 1951 dhe 1952 ishin ndër sukseset e shumta të garimit të XK120.

Në vitin 1951, modeli C-type me strukturën trekëndore me shumë tuba dhe peshë të reduktuar, u shndërrua në automjetin Jaguar të parë që fitoi garën “24 orët e Le Mans” që herën e parë, duke thyer
rekorde për distancën e përshkuar dhe shpejtësinë mesatare. Pas kësaj fitoreje, inxhinierët e Jaguar krijuan teknologjinë risi të frenave të disqeve në bashkëpunim me Dunlop. Në Reims, në vitin 1952, C-
type u shndërrua në automjetin e parë me frena disqesh fitues i një gare ndërkombëtare.

Një ndër automjetet më të njohura në botë, Jaguar E-type u prezantua në vitin 1961, duke vendosur standarde të reja sa i përket dizajnit dhe performancës së automjeteve. Gjatë 14 viteve u ndërtuan mbi 70,000 automjete të këtij modeli. I ofruar si një automjet me dy ndenjëse ose automjet dydyersh me pjesë të sipërme të palëvizshme, ky dizajn ikonik erdhi si rezultat i pasionit për aerodinamikën. Me një version me 265 kuaj fuqi, 3,8 litra, dhe karburator të trefishtë të motorit XK, ky automjet arrinte një shpejtësi 0 60mph në 6,9 sekonda. Në vitin 1964, kapaciteti i XK-së u rrit në 4,2 litra, dhe më pas, në vitin 1966, gamës së modeleve iu shtua edhe automjeti dydyersh 2+2 me pjesë të sipërme të palëvizshme. Në formën e Series 3, E-type u shndërrua në modelin Jaguar të parë që përdori motorin e ri, plotësisht prej alumini V12 5,3 litra, me 272 kuaj fuqi kapacitet dhe përcaktoi standarde të reja të elegancës dhe rafinimit.

Modeli XJ220 ishte një tjetër automjet nga Jaguar që fitoi titullin si makina më e shpejtë në botë. Hyrë
në prodhim në vitin 1992, modeli XJ220 u krijua duke përdorur një strukturë alumini të avancuar në
formën e hojeve, çka mundësoi fuqi të konsiderueshme, por peshë të lehtë prej vetëm 1,470kg. Me
shpejtësi maksimale të testuar prej 213mph në vitin 1991, ky model vijon të jetë më i shpejti i krijuar
nga Jaguar.

Motori i pakrahasueshëm V8 prej 5,0 litrash u lançua në vitin 2009, duke zëvendësuar motorin shumë të suksesshëm 4,2 litra Jaguar V8. Si paraardhësit e tij, motori me katër boshte dhe 32 valvula, i krijuar plotësisht prej alumini, u ofrua fillimisht në versionet me aspirim natyral dhe supercharged, në një sërë
automjetesh Jaguar, dhe ofronte fuqi, forcë rrotulluese motori dhe rafinim më të madh. Ky motor është pjesë e modelit F-TYPE që prej vitit 2012 dhe SVR-së F-PACE që prej vitit 2018.

Inxhinieria pioniere vazhdoi edhe me prezantimin e një prej automjeteve elektrike kryesuese të para në botë nga Jaguar në vitin 2018, I-PACE. Duke përdorur arkitekturën prej alumini të posaçme për automjete elektrike, ky model ka strukturën më të fuqishme rrotulluese të Jaguar deri më sot, me shpërndarje peshe 50:50 dhe motorë të dyfishtë të projektuar nga Jaguar, që ofrojnë 400 kuaj fuqi dhe 696Nm forcë rrotulluese. Që prej lançimit, I-PACE ka fituar mbi 90 çmime, duke përfshirë një fitore të trefishtë të paprecedent në Çmimet Botërore për Automjetet e Vitit 2019: duke fituar çmimin Dizajni i Vitit, Automjeti i Gjelbër dhe Automjeti i Vitit, si dhe çmimin Automjeti Evropian i Vitit 2019.

Që prej vitit 2025, Jaguar do të transformohet në një markë luksoze plotësisht elektrike, me automjete
me performancë unike, të mundësuara nëpërmjet teknologjive pioniere dhe dizajnit vizionar.