Lewis Hamilton ka vendosur njërën dorë tek titulli kampion në Formula 1. Piloti britanik i Mercedes ka fituar garën për Çmimin e Madh të Japonisë, ndërkohë që telashet tek Ferrari nuk kanë të sosur.
Ajo që duhej të ishte një garë perfekte për “Kokëkuqen” shpejt u shndërrua në një makth. Sebastian Vettel u fut në bokse në xhiron e pestë të garës për të mos dalë më prej andej për shkak të një defekti.
Nga kjo përfitoi Lewis Hamilton që kaloi i pari vijën e finishit, megjithëse Max Verstappen me Red Bull u përpoq disa herë për t’i prishur festën.
Vendi i dytë për Verstappen, ndërsa podiumi u plotësua nga Daniel Ricciardo, po me Red Bull.
Kanë mbetur edhe katër gara për këtë kampionat; ajo e Shteteve të Bashkuara, Meksikës, Brazilit dhe e Abu Dhabit.





