11 dhjetor 2014 –  Jenson Button do të vazhdojë të jetë pilot i McLaren edhe për vitin 2015 duke plotësuar dyshen e skuderisë britanike së bashku me Fernando Alonson. McLaren-Honda do zyrtarizojë ditën e sotme dyshen e pilotëve, por BBC siguron se ajo do të përbëhet nga britaniku dhe spanjolli. Në këtë mënyrë, danezi i ri Kevin Magnussen ka mbetur për momentin pa një skuadër.

Sezoni i ardhshëm do të jetë i gjashtëmbëdhjeti për Jenson Button në Formulën 1. Këtë vit 34-vjeçari grumbulloi 126 pikë duke lënë pas të riun danez, i cili grumbulloi 55 pikë.