Spanjë, 11 maj 2014 – Lewis Hamilton ka fituar Çmimin e Madh të Spanjës duke marrë kryesimin e renditjes së përgjithshme të pilotëve pas fitores së katërt radhazi në këtë sezon.
Britaniku i Mercedesit la pas shokun e tij të skuadrës, gjermanin Nico Rosberg, në një fundjavë të dominuar krejtësisht nga dy makinat gjermane.
Vendi i tretë për australianin e Red Bullit, Daniel Ricciardo.
Sebastian Vettel (Red Bull), i cili u nis nga vendi i 15, zhvilloi një garë të shkëlqyer duke e përfunduar në vendin e katërt, para Ëilliams-it të finlandezit Bottas.
Vetëm vendi i gjashtë dhe i shtatë për Fernando Alonso dhe Kimi Raikkonen me Ferrari.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





