25 nëntor 2014– Sebastian Vettel viziton bokset e skuderisë Ferrari. Piloti gjerman, kampion në sezonin e shkuar me Red Bull, do të jetë pjesë e "Kokëkuqes" duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
Gjatë mëngjesit të sotëm në Abu Dhabi ai është parë duke vizituar garazhet e Ferrarit, pak para fillimit të testeve ku për skuderinë e Maranellos në pistë doli vetëm finlandezi Kimi Raikkonen.





