Forcat e Armatosura të ushtrisë kanë zbritur në çdo lagje të Tiranës për të monitoruar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit respektimin e rregullave të situatës COVID-19 nga qytetarët.
Forcat e ushtrisë do të jenë në terren çdo ditë nga orët e para të mëngjesit kur nis fasha e parë e orarit në 06:00 deri në mbrëmje vonë.
Ashtu siç është paralajmëruar më herët, çdo qytetar që do të konstatohet se nuk respekton oraret dhe rregullat e vendosura do të gjobitet.





