18gusht 2015 –  “Fabrika” zbulon drogë në Krujë. Nga një kontroll i ushtruar në të gjithë  territorin e fshatit Picerrakë, policia konstatoi 230 rrënjë kanabis që kishin arritur deri në 1 metër e gjysmë.

Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/