Kompania mëmë që zotëron “Facebook”-un, “Meta”, do të prezantojë këtë javë aplikacionin që do të rivalizojë “Twitter”-in.

Ky aplikacion do të quhet “Threads” dhe do të lidhet direkt me “Instagram”-in. Mendohet se paneli i kontrollit të këtij aplikacioni duket i ngjashëm me atë të “Twitter”.

Aplikacioni “Threads” duket se do të jetë falas për të gjithë përdoruesit dhe nuk do të ketë kufizime në numrin e postimeve. Ndryshe ndodh me “Twitter”-in, që javën e kaluar pronari Elon Musk njoftoi se do të ketë kufizime për numrin e postimeve dhe do të kalohet me pagesë për të patur postime të pakufizuara.

Aplikacioni “Threads” është i disponueshëm për porosi papraprake në “Apple Store”, në përshkrimin e së cilës thuhet se “Threads është vendi ku komunitetet mblidhen për të diskutuar gjithçka”.

Duket se aplikacioni “Threads” i Mark Zuckerberg mund të rivalizojë seriozisht “Twitter”-in dhe synimi është që të tërheqë mjaft përdorues të zhgënjyer.