Facebook ka marrë vendimin të “izolojë” Donald Trump-in nga përdorimi i llogarive të tij personale për 2 vite.
Mediat e huaja raportojnë se Trump nuk do të lejohet të përdorë llogari në Facebook dhe Instagram deri në janar të 2023.
Në fakt prej 7 janarit të këtij viti Trumpi u izolua nga ana “online” për shkak të thirrjeve të tij që sollën sulmet në Kapitol.
6 persona vdiqën më 6 janar pasi Presidenti Trump kishte humbur zgjedhjet.
Edhe në janar të 2023, lejimi do të bëhet vetëm nëse Facebook sigurohet se Trump nuk përbën më kërcënim.





