Facebook do të rrisë më shumë sigurinë e përdoruesve të tij nëpërmjet një aplikacioni të ri, për të cilën po punohet. Rrjeti social, po mundohet të eliminojë çdo adresë të rremë, gjithashtu të pengojë nëse dikush tenton të thyej kodet e adresave personale. Në çdo rast Facebook do japë njoftimin me një mesazh.
Antigone Davis, kreu i Facebook-¬ut, në një prononcim për Mashable, ka thënë se kjo teknikë e re u vjen në ndihmë të gjithë përdoruesve dhe shmang çdo lloj tentative për të keqpërdorur identitetin, fotot apo postimet e një personi tjetër: “Është një shqetësim mjaft i madh për shumë femra nga e gjithë bota, kur u vidhen fotografitë dhe më pas hapen profile ne emrin e tyre. Tani edhe nëse Facebook¬-u nuk ka mundur ta identifikojë që dikush po përdor të dhënat tuaja, ju mund të ankoheni vetë në këtë adresë”,- shprehet Davis.
Ndërkohë, Facebook¬-u ka renditur edhe disa rregulla, nëpërmjet të cilave tregon se nuk do të lejojë që përdoruesit: të vjedhin fotot e të tjerëve, ¬të shtiren si dikush tjetër, të regjistrohen me një emër të rremë apo të hapin një adresë në llogari të një personi tjetër.





