7 tetor 2015 – Për shumë gazetarë, Teitter është burimi kryesor i informacioneve, pasi në këtë rrjet social shfaqen lajmet më kryesore apo evente të ndryshme në kohë reale. Facebook do që ta sfidojë Teitter-in edhe nga kjo anë, prandaj ka vendosur të krijojë një portal të ri vetëm për gazetarët, ku do shfaqen informacione të ndryshme nga rrjeti social Facebook dhe nga Instagram-i.
Ky mjet i ri shfaq përmbajtje të ndryshme që lidhen me temat aktuale të ditës. Ju mund të shihni gjithashtu cila figurë publike është përmendur më shumë në Facebook kohët e fundit.
“Signal” ju lejon të kërkoni në Instagram për postimet që lidhen me një hashtag të caktuar ose me llogari të personave të famshëm.
/portali DurresLajm/