Duke filluar nga muaji maj, rrjeti social Facebook do të ofrojë një platformë më të sigurt për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kjo, nxitur nga një rregullore e fundit e Bashkimit Europian, sipas së cilës kompanitë që menaxhojnë rrjetet sociale, duhet të hartojnë mekanizma që forcojnë parametrat e ruajtjes së privatsisë.
Zyrtarë të Facebook kanë njoftuar ngritjen e një qëndre të re kontrolli si dhe dyfishimin e punonjësve që janë të angazhuar për cështjet e sigurisë 'online', me qëllim që t’u japë përdoruesve më shumë kontroll mbi materialet që shpërndajnë ose ruajnë përmes platfomës.
Nisur nga kjo nismë, Shefja e Zyrës Operative në Facebook, Sheryl Sandberg konfirmoi se do të ngrihet një qendër e re për të luftuar abuzimet me të dhënat në rrjetet sociale dhe ndërsa numri i punonjësve të sigurisë do të dyfishohet, për të mbërritur në afro 20 mijë në fund të vitit.





