“Facebook” njoftoi se ka fshirë rreth 5.4 miliardë profile të rreme në rrjetin social më të njohur në botë. Kompania tha se shumë profile false ishin fshirë menjëherë pasi ato ishin krijuar.
“Ne kemi përsosur aftësinë tonë për të zbuluar dhe bllokuar të gjitha përpjekjet për të krijuar profile të rreme dhe abuzive”, njofton Facebook.
Rrjeti gjigant shtoi se miliona profile të rreme po hiqen pothuajse çdo ditë duke përdorur sisteme të reja.





