SHBA, 18 prill 2014 – Facebook ka prezantuar funksionin e ri “Nearby Friends” që na lejon të identifikojmë miqtë tanë që ndodhen pranë vendit ku jemi dhe ne.
“Nëse aktizoni ‘Nearby Friends’ ju do të merrnin herë pas here njoftime që do t’ju bëjnë të ditur kush nga shokët tuaj është pranë, kush po del nga shtëpia etj., në mënyrë që ju të viheni në kontakt me ta dhe t’i takoni”,- shpjegon Andrea Vaccari, menaxheri i produktit në Facebook.
Funksioni i ri duket të aktivizohet nga vetë ju dhe ju ofron informacion për ata shokë tuaj që e kanë aktivizuar shërbimin “Nearby Friends”.
Në këtë mënyrë rrjeti social tenton t’ju ndihmojë që të viheni në kontakt me shokët tuaj edhe në realitet e jo vetëm në botën virtuale.
Ai do të jetë i disponueshëm në SHBA në javët e ardhshme dhe mund të përdoret nga përdoruesit e telefonave Android dhe Iphone.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





