Facebook ka ndryshuar emrin.
Platforma më e madhe e rrjeteve sociale në botë tashmë do të quhet Meta, si pjesë e një ribrendimi të madh të kompanisë.
Një vendim i tillë u njoftua gjatë konferencës vjetore të Facebook.
Ndryshimi i emrit vjen pas një sërë historish negative për Facebook, bazuar në dokumentet e zbuluara nga një ish-punonjës.
Frances Haugen ka akuzuar kompaninë për vendosjen e “fitimeve mbi sigurinë”.
Në vitin 2015, Google ristrukturoi kompaninë e saj duke e quajtur firmën e saj mëmë Alphabet, megjithatë, emri nuk ka arritur të ndryshohet.





