Rrjeti më i popullarizuar shoqëror, Facebook, është themeluar më 4 shkurt nga ish-studenti i Harvardit Mark Zuckenberg.

Në fillimet e tij Facebook iu dedikua vetëm studentëve të Harvardit, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti kanë mundur të komunikojnë ndërmjet njëri-tjetrit dhe të këmbejnë informata.

Më vonë Harvardit iu bashkuan edhe fakultete dhe shkolla të mesme të tjera, për t’u bërë sot rrjeti shoqëror më i vizituar në botë.

Sot, Facebook paraqet edhe burimin më të madh, thuajse të pafund të informacionit. Thuaja asnjë grumbullim, i vogël apo i madh, qoftë koncert, ekspozitë, premierë filmi, mbrëmje mature, apo edhe ndonjë moment në kafenenë lokale nuk mund të kalojë pa eventin e ashtuquajtur në “Fb”, siç e quajnë shkurt gjeneratat e reja.

Me mbi një miliard shfrytëzues aktivë paraqet burim të pafund të të dhënave edhe për përfaqësues të medieve, të cilët nëpërmjet këtij rrjeti përcjellin të gjitha ngjarjet brenda dhe jashtë vendeve të tyre.