14 nëntor 2015 – Facebook-u ka krijuar një opsion të ri për të ndihmuar të prekurit nga sulmi i ISIS-it. Është lançuar një check-in me emër “Paris Terror Attacks” që njerëzit të japin një sinjal se nuk janë dëmtuar nga sulmet.

Ndërkohë francezët e kanë përdorur opsionin në rrjetet sociale për të gjetur miqtë e të afërmit. “Gjeni sa më shpejt dhe lidhuni me miqtë në zonë. Shënojini si të sigurtë nëse ata janë mirë”, thuhet në një mesazh të Facebook Safety Check.

/portal DurresLajm/