Një festë e organizuar nëpërmjet Facebook-ut u zhyt në një "kaos".
Një shtëpi e braktisur papritur "u pushtua" nga 150 të rinj, të cilët festonin përfundimin e provimeve.
Kjo festë ishte menduar si një parti private për një pjesë të vogël të miqve, argëtim pas përfundimit të provimeve në shtëpinë e bukur, e cila kushtonte 1 million paund në Copthorne, në mes të West Sussex dhe Surrey.
Por ftesa u konfirmua nga të rinjtë me anë të facebook shumë shpejt, rreth orës 22:00 të së shtunës filloi festa dhe shtëpia u rrethua me plot të ftuar të padëshirueshëm dhe të paftuar.
Adoleshenti që organizoi festën private pranoi se kishte ftuar të rinjtë…por jo kaq shumë.
Një helikopter i policisë me policë të armatosur me shkopinj gome luftuan për të vendosur rregull në atë kaos shthurjeje të adoleshentëve të papërmbajtur.





