IRAN, 28 prill 2013– Në bazë të akuzave të njësisë policore të Republikës Islamike, një e treta e ndarjeve në vend kishte si shkak kryesor përdorimin "e pahijshëm" të rrjetit social.

Qasja në Facebook, sikur dhe në pesë milionë site të tjera, ka kohë që është bllokuar në Iran për çështje morale.

Por popullsia 60% nën 30 vjeç gjithmonë minon censurën përmes serverave proxy apo të huaj. 

Vlerësohet se në rrjetin social Facebook janë mbi 17 milionë përdorues nga Republika Islamike.

Vitin e kaluar, në vazhdën e protestave që shpërthyen në fund të zgjedhjeve presidenciale, autoritetet iraniane kanë krijuar ekipin e parë për të kontrolluar rrjetin dhe për të  intensifikuar kontrollet dhe kufizimet e aksesit në internet.