Kjo fundjavë ka qenë e veçantë për fotografin e famshëm shqiptar Fadil Berisha, pasi ka martuar vajzën e tij në nje ceremoni tradicionale shqiptare.

Martesa e vajzës së tij Violet që është edhe më e madhja nga fëmijët, pasi ka edhe një djalë të quajtur Blair është realizuar me një ambient mjaft të ngrohtë dhe festiv, ku nuk mungonin mjaft elementë të vendlindjes si kostumet popullore, tupanat, apo edhe muzika popullore.

Fadil Berisha është larguar që në moshën 1-vjeçare nga Shqipëria, ndërsa nuk e ka harruar traditën shqiptare.