Fotografi shqiptar më famë botërore, Fadil Berisha ka dëshmuar shumë herë se në rrethin e ngushtë të miqëve të tij ka shumë personalitete të njohura të Hollivudit.
Dhe, ja në një foto të fundit, që ai ka postuar në rrjetin social,shfaqet me aktoren,producenten dhe modelen seksi Sharon Stone,që sapo ka mbushur 55 vjeç,e cila më së miri mbahet mend për rolin e saj provokativ në filmin “Basic Instinct” (1992).
Janë takuar së fundmi për një “photoshoot” për kopertinën e revistës “New You” ku nuk dyshojmë se Fadili do ta bëjë aktoren amerikane të duket më e bukur dhe më e re se kurrë më parë.
Por,edhe aktorja nuk i mbetet borxh Fadilit pasi i dhuron atij puthje dhe përqafime të ngrohta.
Ndërsa, pyesim se çfarë po mendonte Fadili, në këto moment? Me siguri diçka në linjat: ”Ah,sikur të ishim takuar më herët!”, thekson “Globionline”.





