5 maj 2015 – Mbrëmjen e së hënës më 4 maj 2015 policët e Napolit arrestuan Faiken Dokajn, sepse u kap në flagrancë duke grabitur prostitutat. Në momentin e arrestimit Faikeni, 24 vjeçar me thikë në dorë po grabiste dy prostituta. Një prostitutë e tretë po ashtu e denoncoi Dokajn, sepse ai e kishte grabitur me dhunë më 1 prill 2015. Pas arrestimit Faikeni u dërgua në burgun e Poxhiorelaes (Poggioreale), në pritje të gjykimit.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”