Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në rrjetet e tij sociale, ka folur në lidhje me akuzat e vazhdueshme për 21 Janarin.
Rama ka ngritur gishtin e përgjegjësisë për ata që i konsideron fajtorët e vërtetë për katër vrasjet në protestën e 21 janarit të 11 viteve më parë, kur ai drejtonte opozitën.
“Në fakt fajtorët e vërtetë për ato vrasje gjenden njëri mbi foltoret e revolucionit që synon të marrë SHQUP-in e tjetri pas dyerve të blinduara që synon të mbajë bravën e SHQUP-it”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se mazhoranca socialiste e ka shlyer detyrimin ne raport me viktimat e 21 janarit, permes reformes ne drejtesi.
“Nuk shoh asnjë aryse për t’u menduar dy herë përballë kësaj akuze, përkundrazi , këtë dëshiroj ta dëgjoni me vëmendje: Ne e kemi shlyer atë pjesë të detyrimit që na takon në raport me dëshmorët e 21 janarit, e këtu nuk e kam fjalën për shpalljen dëshmorë apo për lehtësitë që kemi krijuar për familjarët e tyre por për reformën në drejtësi”, tha Rama.





