Ish-kryeministri Sali Berisha tha se sot pas 32 viteve, shqiptarët po njihen si “populli i gomoneve” dhe për këtë bën fajtor Edi Ramën.
Nga Foltorja e protestës, Berisha tha se Rama është shndërruar në armik të lirisë që qytetarëve.
“Në një kohë kur njëlloj si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve ndaj dhe të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve, e ka fajin Shqipëria?
Jo, kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar se kjo tokë, më të pasur se ky vend, por shqiptarët janë populli i gomoneve sepse është Edi Rama që iu ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet, ky armik i lirisë sonë, nuk njeh ligj e as kushtetutë, as moral, nuk njeh asgjë.
Edi Rama ke vendin në burg dhe në regjim special dhe atje do të çojmë. Këto ditë këto kohë mediat e Britanisë së madhe, mediat e Europës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria.
Kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët t janë vërtet më të varfrit e Europës, por mos harroni se janë më të vjedhurit. Asjë komb, asnjë qytetar dhe në asnjë vend, nuk ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur gjer në palcë nga qeveritarë të pangopur dhe paligje e kushtetutë. Ata kanë vetëm kodin e mafias, kodin e vjedhjes.
Miqtë e mi, ne jemi sot në fillim të betejës tonë të madhe. Edi Rama, është shndërruar në një oridner që kalon nga mikrofoni në mikrofon në gjuhën më të ultë, më perverse, më të turpshme.
Keni parë sesi në parlament ai flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, grua vajzë e nënë. Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt që mund të të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sot këtu, Vendimi është marrë dhe atje do të vijë gjykatësi sovran.+”, tha Berisha.