Një fake news qarkulloi në shumë media se tërmeti i fundit që ra mbrëmë kishte shkaktuar një çarje në bulevardin kryesor të Durrësit.
Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje live në Open në Top Channel intervistoi banorët e Durrësit të cilët u shprehën se kjo çarje nuk është shkaktuar nga tërmeti.
“Kjo nuk është shkaktuar nga tërmeti. Kjo çarje këtu në rrugë ka 6 muaj. Pak kohë pasi u bë ndërtimi i bulevardit u bë kjo çarje. Është krijuar nga cilësia e dobët e punimeve”, u shprehën qytetarët.
Edhe inxhinieri i sizmologjisë Markel Baballeku i ftuar në Open tha se kjo nuk është çarje e krijuar nga tërmeti.
Lajmi është fake i cili është bërë me qëllimin për të kapur pak më shumë audiencë.





