Televizoni A2 CNN sot publikoi një lajm në të cilin tregonte se Holanda ka sjellë në Shqipëri 4 dosje për kandadatët e bashkive, të cilët rezultonin se ishin subjekt i ligjit të dekiminalizimit.
Por ky lajm dhe pse qëndroi pak orë në faqe, u përhap në të gjitha mediat, duke arritur deri tek zyrat e pushtetit. Pak orë pas publikimit erdhi dhe një reagim zyrtar nga PS, me anë të kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla.
Më poshtë teksti i lajmit të A2 CCN dhe reagimi i Taulant Ballës:
LAJMI I A2 CNN
Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë dosjet për 4 kryetarë bashkish, të kapur në shkelje me formularin e dekriminalizimit. Në kulmin e konfliktit politik për mbajtjen e zgjedhjeve vendore më 30 qershor, autoritet holandeze dorëzojnë pranë organit qendror të akuzës, dosjet me vendime penale për katër kryetar bashkie në vend.
Mësohet se disa prej tyre janë listuar në zgjedhjet e ardhshme, duke kërkuar një mandate 4-vjeçar. Konfirmohet zyrtarisht që dosjet për katër kryebashkiakët i janë dorëzuar prokurores së përgjithshme. Emrat e tyre nuk bëhen publikë, ndërsa pritet që të kryhet ballafaqimi me formularët e dekriminalizimit të plotësuar prej tyre. Këto materiale do t’i nënshtrohen verifikimit dhe nëse Prokuroria i drejtohet Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve.
Dosjet konsiderohen ende si sekret dhe nuk jepen detaje në lidhje me informacionet që përmbajnë ato, nëse janë vendime penale apo dokumente që përfshinë drejtuesit vendorë në veprime antiligjore në vendet e huaja. Mësohet se sektori i verifikimit të integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë disa shteteve për informacion mbi subjektet që kanë deklaruar se kanë jetuar në një shtet të huaj.
A do të përbëjë ky fakt një problem për sa kohë jemi në start të fushatës elektorale? Në mars të vitit 2017, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi ndërprerjen e mandateve për dy kryetarë bashkish, atë të Tepelenës dhe Poliçanit, por pas dy vitesh hetimet ndaj tyre stopuan edhe pse dyshimet për akuzat ndaj tyre ishin të rënda.Ditën e sotme, Holanda i dërgoi një kërkesë zyrtare KE-së ku i kërkonte riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë.
REAGIMI I TAULANT BALLËS
Edhe pse me emrin e madh të CNN nga mbrapa, A2 nuk i shpëtoi dot “konkurencës” lokale kush prodhon më shumë fake-neës. I bëj thirrje këtij televizioni të përgënjeshtrojë këtë lajm të pavërtetë. Ja pse Shqipëria ka nevojë të menjëhershme, ashtu siç bëri BE, për rregullime ligjore kundër fake-news.





