Në Fakultetin e Biznesit pranë UAMD-së këtë vit ka një fluks të madh aplikimesh krahasuar me Fakultet e tjera të vendit.

Kjo edhe për shkak të përparësive që ofron ky Fakultet për studentet në tregun e punës  pasi të mbarojnë studimet. Nëse një vit më parë ka pasur rreth 5000 studentë, këtë vit numri i aplikantëve ka arritur në 5900.

Lidhur me këtë dukuri Por.As., Azeta Tratari, Dekane e Fakultetit të Biznesit në universitetin e Durrësit, deklaroi se ky fakultet mbetet një prej në të kërkuarve me 3 cikle studimi, Bachelor, Master profesional dhe shkencor si dhe Doktoraturë.

Nga 9 programe studimi Bachelor këtë vit Ministria e Arsimit ka shtuar edhe programin e komunikimit dixhital dhe marketingut, kërkesë që ka ardhur si pasojë e studimit të tregut të punës për të kuptuar preferencat e bizneseve dhe çfarë vendesh pune kërkon tregu i sotëm e më gjërë.

Fakulteti i Biznesit thekson Tartari, ofron për studentët e sotëm shumë përparësi. Ajo vë në dukje se studenti që diplomohet në këtë fakultet ka një diplomë që krahasohet me diplomat më prestigjioze në botë.

K.H.