Fakulteti i Shkencave Politike ka për mision përparimin e vazhdueshëm të arsimit profesional politik në pajtim me standartet më të larta të cilat i ofron programi studimor i UNS.
Zhvillimi i shtetit demokratik dhe i institucioneve të tij, i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe i një politike të jashtme gjithnjë e më aktive, si dhe i procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian, kërkojnë gjithnjë e më shumë njohjen e shkencave politike dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe përgatitjen e specialistëve në këto fusha.
Duke marrë parasysh fenomenet që ndodhin aktualisht në fushën e politikës dhe studentë të cilët do të regjistrohen në këtë fakultet, në fund të studimeve Bachelor do të jenë të aftë të bëjnë një analizë precize përsa i përket stagnacionit apo implementimit të sistemit politik dhe juridik të shteteve të ndryshme.
Për informacione me të hollësishme rreth UNS,vizitoni faqen zyrtare www.iust.edu.mk ose kontaktoni në numrin 0038946786160.