Harrojini kohët kur prisnit me orë të tëra të karrikohej bateria e celularit.
Nga sot mjaftojnë vetëm 20 sekonda, falë një 18-vjeçareje.
Eesha Khare ka shpikur një akumulator energjie që mund të karikohet më shpejt se bateritë klasike.
Ajo e ka quajtur Supercapcitor, i cili në një hapësirë të ngushtë mban shumë energji, karrikohet me shpejtësi në brendësi të saj dhe e mban për një kohë të gjatë.
Kjo shpikje, i ka dhënë mundësinë vajzës të fitojë 50 mijë dollarë në një konkurs për shkencëtarët e rinj.





