ITALI – Alex Anfuso, që në moshën 5 vjeçare u rrëmbye në Itali nga babai i tij që e çoi atë në Kairo, kryeqytetin egjiptian. I ati i djalit nuk e regjistroi në gjendjen civile dhe e mbajti në Kairo nën një emër të rremë për 22 vjet.

Pas shumë përpjekjesh djali arriti të zbulonte mbiemrin e tij të vërtetë  Anfuso. Që nga ajo kohë ai u vu në kërkim të familjarëve të tij në Itali. Për këtë Alex shkroi në faqen e tij në Facebook: “Emri im është Alex. Po kërkoj familjen time, po kërkoj nënën time”. 

Në vitin 1987, mamaja e Alex-it ishte dënuar dhe po vuante dënimin në burgun Rebibbia në Romë. Duke përfituar nga kjo situatë i jati e rrëmbeu Alex-in dhe e dërgoi në Egjipt.

Pas shumë vitesh përpjekjesh të dëshpëruara për të kontaktuar me të afërmit e tij italianë, ai u dërgoi mesazhe në Facebook shumë njerëzve me mbiemrin Anfuso. Njëri prej tyre ishte dhe tekniku Pino Anfuso që punonte në televizionin RAI.

Edhe pse tekniku nuk kishte lidhje gjaku me djalin, vendosi ta ndihmonte atë duke e marrë në emisionin “Chi la visto”, ku djaloshi ndau historinë e tij me teleshikuesit.

Pavarësisht se Alex mësoi se nga vinte, fatkeqësisht ai mësoi se nëna e tij kishte vdekur. Tashmë Alex Anfuso është 32 vjeç dhe jeton në Itali.