Blogerja e njohur shqiptare, Françeska Murati, ka surprizuar ndjekësit e saj gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në Instagram, ku ka zbuluar për herë të parë përkushtimin e saj ndaj fesë islame.

E pyetur nga ndjekësit se çfarë mendimi kishte për vajzat me mbulesë, ajo tregoi se i mbështet dhe respekton zgjedhjet e tyre.

Ajo më tej theksoi se nuk do të zgjidhte të njëjtën gjë për veten e saj edhe pse i fal pesë vaktet.

“Çdo femër është e lirë të bëjë ca t’i dojë zemra e saj. Secila ka rrugën dhe bindjet e veta. Unë përshembull falem 5 vakte dhe pse nuk do e zgjidhja si gjë për veten time mbështes çdo grua në zgjedhjet e saj”, shkruan ajo.