Që kur u bë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle nuk i ka mirë marrëdhëniet me mediat. Dukesha shpesh sulmohet prej tyre, për shkak të veprimeve të saj dhe sidomos për marrëdhënien me familjen e saj.
Por kohët e fundit situata duket se është vështirësuar dhe bashkëshorti i saj po kujdeset që të marrë masat. Ai ka hedhur në gjyq disa media dhe po mbron në maksimum gruan e tij.
Në një intervistë televizive Meghan ka folur për marrëdhënien e saj me mediet dhe në moment është përlotur.
“Veçanërisht si femër është vërtet e tepërt. Kjo e kalon vështirësinë e të qënurit një e sapomartuar dhe nënë e re. Gjithashtu të falenderoj që më pyetët nëse jam mirë, jo shumë njerëz interesohen për këtë gjë”, u shpreh Meghan teksa nuk i ka mbajtur dot as lotët.





