Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka qenë drejtuesja e klipit të reperit Noizy që bëri në bashkëpunim me atë italian Ghali, në këngën më të fundit “Parku i lojrave”.
Ajola Xoxa ka postuar foto nga prapaskenat e xhirimeve, e cila edhe pse në ditët e fundit të shtatzënisë, ka punuar deri në mesnatë.
Xoxa ka bërë një status ku ka falënderuar Noizyn për mundësinë dhe besimin që i dha në drejtimin e këtij klipi. Ajo shprehet se reperi është një djalë mirënjohës, aspak rebel dhe ka një shpirt përulës, me të cilin ja vlen të bashkëpunosh.
“I jam pafund mirenjohese @noizy dhe @ghali per besimin e tyre ne krijimin dhe drejtimin e kesaj video.
Noizy vertet eshte se jashtmi ai reperi cool dhe rebel, por po aq eshte nje njeri jashtezakonisht serioz ne pune, gjithmone i perpikte ne orar, vleresues dhe mirenjohes me absolutisht te gjithe stafin qe punoi 3 dite per kete video, pafund i dashur me femijet qe kishim ne set, asnjehere nervoz, asnjehere kritikues, por gjithmone motivues per ne te gjithe, vleresues per punen e secilit dhe i angazhuar ne cdo moment te jape edhe me teper nga cfare i kerkohet, plot mbeshtetje dhe mbi te gjitha plot mirenjohje nga fillimi deri ne fund. Thank you shoku for your humble, peaceful and grateful soul”, shkruan bashkëshortja e Erion Veliajt krahas një fotoje që ka publikuar në “Instagram” ku shihet së bashku me dy reperët.
Ajo që bie në sy është gjithashtu edhe një koment i Noizyt. “Ti je më e mira, personi më i ëmbël që kam njohur në jetën time! Zoti bekoftë gjithçka që ti bën në jetë”.





