Qindra besimtarë myslimanë në Durrës kanë falur namazin e Kurban Bajramit në xhaminë e madhe.
Besimtarët i janë drejtuar xhamisë së qytetit ku kanë kryer ritin e faljes dhe kanë shkëmbyer mesazhet e dashurisë vëllazërore e të mirëqenies në çdo familje.
Ashtu si dhe vitet e tjera, shkallët dhe xhamia janë mbushur plot me besimtarë të të gjitha moshave.
Sipas zakonit, në këtë ditë të rëndësishme për myslimanët, besimtarët kanë prerë kurban e një pjesë ua kanë shpërndarë njerëzve në nevojë, ndërsa në orët e para të ditës shtrojnë drekën me të gjithë miqtë dhe familjarët.
“DurrësLajm” iu uron të gjithë besimtarëve Gëzuar Kurban Bajramin!