Filmi “Falja e Gjakut” është zgjedhur në mesin e 100 filmave më të mirë të vitit 2012 nga uebfaqja film.com.
Filmi me regjinë e Joshua Marston është pozicionuar në vendin e 40 duke lënë prapa shumë filma nga Hollywoodi , siç janë “Les Miserables”, “The Dark Knight Rises” dhe “The Amazing Spiderman”.
Filmi shtjellohet si një përrallë e shkurtuar e jetës së shqiptarëve, duke u fokusuar në kohën e ritualeve të vjetra që kanë të bëjnë me gjakmarrjet. Është xhiruar në Shqipëri, në gjuhën shqipe, me kastën që përfshin shumicën e aktorëve lokalë. Shqipëria e kishte përzgjedhur zyrtarisht për të garuar për Oscar. Por një tjetër regjisor ishte ankuar dhe Akademia e Arteve Filmike dhe Shkencës e diskualifikoi atë sepse ishte realizuar nga një regjisor amerikan, që po ashtu është edhe bashkëskenarist, ndërsa ai nuk është financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Filmi “Falja e gjakut”, flet për një 17-vjeçar të quajtur Nik, i cili është në vitin e fundit të shkollës së mesme në Shqipërinë veriore. Nik ka vendosur që, sapo të mbarojë shkollën, të hapë një Internet kafe. Gjithashtu, ai ka rënë në dashuri me një vajzë. Motra e tij, Rudina, është 15 vjeçe dhe ëndërron të ndjekë universitetin. Mirëpo familja hyn në një zënkë për pronësinë e tokës dhe i ati i tyre akuzohet për vrasje. Papritur, dy fëmijët e gjejnë veten të përfshirë në një gjakmarrje të tmerrshme.
Top dhjetëshen e filmave më të mirë e mbyllin:
10. “West of Memphis”
9. “Lincoln”
8. “Holy Motors”
7. “Searching of Sugar Man”
6. “Moonrise Kingdom”
5. “The Invisible War”
4.“Django Unchained”
3. “Argo”
2. “Silver Linings Playbook”
1. “Zero Dark Thirty”