Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me skandalin e shënuar në Greqi, që u zbulua disa ditë më parë. Ku një bandë “pastronte” kriminelët shqiptarë, duke i bërë grekë dhe duke u dhënë pasaportë dhe ID greke.
Bledar Jambelli allias Rikardo Muho, porositësi i vrasjes së komisar Artan Cukut, rezulton të jetë pajisur me identitet grek fals nga grupi kriminal që u ndryshonte identitetin kriminaleve shqiptare me qellim që t’i shmangeshin drejtësisë.
Muho kishte siguruar në Xania një kartë identiteti dhe pasaportë greke në emrin Xristos Xamkidis.
Ky shtetas në prill të 2020 është marrë në pyetje nga policia dhe ka qenë personi që ka dhënë informacion në lidhje me grupin që falsifikonte dokumentat. Ai është shprehur se kishte ndryshuar identitetin që mos të ekstradohej në Shqipëri, por të qëndronte në Greqi.
Kujtojmë që falsifikimi i dokumentave drejtohej nga një polic grek, ndërsa në pranga kanë rënë 9 persona lidhur me këtë ngjarje.