Policia ka vënë në pranga në Tiranë një shtetas të shpallur në kërkim për falsifikim të stampave dhe formularëve.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Metodi Marku, i dënuar me 3 vite burg për ‘Falsifikimi i stampave ose formularëve’.

“Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Ali Dem, u kap shtetasi Metodi Marku, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i stampave ose formularëve””, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.