Një 43-vjeçar është marrë nën procedim nga policia pasi akuzohet për falsifikim të dokumenteve të bashkëshortes së tij të ndjerë.

Policia e Komisariatit të Policisë Devoll konfirmoi sot (16 dhjetor) se referuan materialet në Prokurori, ku filloi hetimi në gjendje të lirë për të dyshuarin E. A., 43 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve”.

“Në muajin shtator 2025, dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e automjetit të ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, me qëllim kalimin e automjetit në pronësi të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas marrjes në pyetje, materialet hetimore i kaluan prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.