Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.
Hetimi për ish-gjyqtarin nisi pas seancës dëgjimore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku konstatoi se Thanza është dënuar me vendim të formës së prerë për grabitje në Itali.
Vetë ish-gjyqtari ka pretenduar se procesi ndaj tij nuk është ligjor dhe ai nuk ka pasur detyrim të deklaronte një fakt të tillë.





