11shtator 2015 – Me dokumente false privatizoi pronën 280 mijë euro mbi bregdet. Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestruar me lejen e gjykatës, rreth 128 mijë metra katrorë sipërfaqe pyjore në zonën e Palasës, në Himarë, me vlerë mbi 280 mijë euro (sipas çmimeve aktuale publike).
Ky veprim vjen pasi sipas organit të akuzës janë krijuar dyshime të arsyeshme se kjo sipërfaqe është përfituar në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Nga hetimi i Prokurorisë së Vlorës rezulton se kjo sipërfaqe, e ndarë në disa parcela, është regjistruar nga ana e shtetasit Timoleo Dhimolea, në bazë të një akti të falsifikuar të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP). Regjistrimi është bërë në vitin 2012.
Pasi e ka regjistruar këtë pronë në emër të tij, shtetasi Dhimolea ka transferuar dy pjesë të saj: 3000 m2 shtetasit R.D. dhe 2000 m2 shtetasit K.R, te cilët gjithashtu i kanë regjistruar këto prona në emrin e tyre në ZVRPP Vlorë.
/portali DurresLajm/