8 dhjetor 2015 – Policia e Elbasanit ka sekuestruar një numër të madh mjetesh identifikimi, shqiptare dhe të huaja, të cilat ishin të falsifikuara nga një grup prej 3 personash, të cilët u arrestuan.
Falë një operacioni të koduar “Kalaja”, në pranga kanë rënë Anastas Çyço, 51 vjeç, Alban Nuredini, 38 vjeç dhe Lulëzim Gjoci (i dënuar me parë), 48 vjeç, që të tre banues në Elbasan.
Gjatë këtij operacioni, policia e Elbasanit bën me dije se kanë sekuestruar letërnjoftime të falsifikuara, zhivë të bardhë, 4 aparate celularë, 5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitar, 1.000 dinarë, 1.000.000 lekë dhe 1.500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumenteve të falsifikuara.
Sendet e sekuestruara:
-50 pasaporta shqiptare të falsifikuara,
-3 pasaporta bullgare të falsifikuara,
-1 pasaportë greke e falsifikuar,
-3 karta identiteti bullgare të falsifikuara,
-2 leje drejtimi bullgare të falsifikuar,
-1 vizë kalimi të shtetit të Pakistanit e falsifikuar,
-200 dokumente të tjera të falsifikuara, si :
-leje drejtimi, leje qarkullimi, dëftesa të ndryshme pjekurie, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, certifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan,
-3 Leje Qëndrimi në shtetin Italian,
-1 raport mjeko-ligjor i Poliklinikës së Elbasanit,
-vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës,
-Akte Vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor,
-Certifikata Trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID,
-5 kg zhivë e bardhë,
-20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumente të falsifikuara,
-4 aparate celularë,
-5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitar,
-1000 dinarë, 1.000.000 lekë,
-1500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumenteve të falsifikuara.
Ndaj tre të arrestuarve rëndojnë 5 akuza: “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Falsifikim i pasaportave dhe vizave”, “Moskallëzim krimi” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive“, të kryera në bashkëpunim.
/S.L. portali DurresLajm/