Policia e Tiranës ka arrestuar një 19-vjeçar dhe ka proceduar penalisht kushërirën e tij, pasi akuzohen për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave”.
“Në Rinas, nga Policia Kufitare e Rinasit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pashaportave ose i vizave” i shtetasit S. H., 19 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë kushurira e tij E. H., 31 vjeçe, pasi në dalje të PKK Rinas, gjatë kontrollit të ushtruar në të dyja çantat personale të shtetasve të lartpërmendur, iu janë gjetur dhe sekuestruar dy karta identiteti, të dyshuara të falsifikuara.”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.





