Prokuroria e Tiranës ka zhvilluar një tjetër operacion për falsifikimin e testeve të COVID-19.

Mësohet se janë arrestuar 10 persona, të cilët janë falsifikatori, disa punonjës të agjencive turistike me të cilat bashkëpunohej për falsifikimin e testeve dhe dy mjekë.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria pasi një qytetar kishte blerë testin e falsifikuar, por më pas kërkoi që të ndryshonte të dhënat e tij duke pretenduar se ato ishin gabim.

Nga informacionet paraprake mësohet se testi i falsifikuar shitej nga 35 deri në 40 Euro.